| Vizitore Online |
|---|
| Ne kemi 16 vizitorė online |
| Me te Lexuarat |
|---|
| Ora | |
|---|---|
|
|
| Mireserdhet |
|
|
|
|
Nje mireseardhje e perzemert ne Fshatin turistik Mali i Robit. Kemi ndertuar kete faqe interneti per tju njohur sa me mire me sherbimet dhe mjediset e fshatit tone turistik te Malit te Robit ne menure qe tju krijojme nje qendrim te kendshem ne hotelin tone qe nga casti i arritjes tuaj Pervec akomodimit ne 5 vilat ofrojme dhe 56 apartamente ne resortin tone me te cilat synojme te ofrojme kushte te rehatshme shtepie ne nje ambient qetesues pushimi. Apartamentet perbehen nga 2 dhoma fjetjeje, dhome ndejtjeje me kuzhine te pajisur me te tere pajisjet e duhura, banje dhe ballkon. Persa i perket ushqimit ju mund te kenaqeni duke ngrene nje ushqim te qete ne restorantin tone kryesor qe eshte nje nder restorantet me te mire te zones. Nese ju pret nje dite e ngarkuar dhe nuk keni shume kohe ju keshillojme te provoni dhe Snack Barin tone me nje larmi pjatash praktike dhe te shijshme. Bari i Malit te Robit eshte tashme nje pike takimi clodhjeje dhe biznesi per te gjithe ata qe vleresojne ambientin natyror clodhes te Golemit. Neqoftese keni ardhur ne nje udhetim biznesi ju mund ti plotesoni nevojat tuaja gjate qendrimit me ne duke organizuar takime ne qendrat tona te biznesit. Sherbimi yne do tju asistoje ne menyre profesionale per cdo kerkese. Sherbime te tjera per mysafiret tane perfshijne: veprime bankare, pishine, parking etj. Pervec ketyre mysafiret mund te perdorin sherbimet e dhomave, lavanterise, si dhe minibusat per t`i cuar ne aeroport ose ne qender te qytetit te Durresit qe ndodhet vetem 15 minuta larg. Fshati yne turistik ndodhet ne nje zone fantastike afer malit te Robit ne Golem, me pamje ballore nga deti Adriatik dhe i rrethuar nga pemet e pishave. Ndodhemi nje ore larg nga aeroporti i Rinasit dhe vetem pesembedhjete minuta nga qendra e qytetit te Durresit. Ju urojme nje qendrim te kendshem ne Fshatin Turistik Mali i Robit. Stafi yne eshte ne sherbimin tuaj i gatshem t`ju ndihmoje ne cdo moment. |
| < Mbrapa |
|---|